Ushqehu shëndetshem

Të gjithë i dimë përfitimet e shumta shëndetësore të vajit të ullirit, por, e dini se mund të përdorni edhe gjethet e kësaj peme madhështore? Studime të ndryshme kanë zbuluar se në kulturat e lashta përdoreshin gjerësisht gjethet e ullirit për të shëruar sëmundje të ndryshme.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore të gjetheve të ullirit:

Parandalon kancerin – Gjatë eksperimenteve të ndryshme të kryera të minjtë, studiuesit kanë parë se ekstrakti i gjethes së ullirit siguron mbrojtje nga kanceri i melanomës dhe gjirit.

Forcon kockat – Një studim i vitit 2011 i kryer në Spanjë zbuloi se një substancë e quajtur “oleuropein”, që gjendet tek gjethja e ullirit, stimulon prodhimin e qelizave që krijojnë kockat, duke luftuar kështu osteoporozën.

Veti anti-virale dhe antibakteriale – Gjethet e ullirit janë të pasura me substanca të ndryshme që i bëjnë ato efektive për luftimin e mikroorganizmave të ndryshme, si bakteret dhe viruset.

Këto substanca pengojnë viruset të krijojnë amino acide, duke parandaluar kështu shumimin e tyre.

Efekt antioksidues – Gjethet e ullirit përmbajnë gjithashtu disa fenolë, antioksidues që neutralizojnë veprimet e radikaleve të lira. Radikalet  e lira janë substanca aktive që dëmtojnë procesin e krijimit të ADN-së. Dëmtimi i ADN-së shkakton plakje të parakohshme të qelizave.

Ul tensionin e gjakut – Përbërësi “oleuropein” qetëson enët e gjakut, ul tensionin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Përveç kësaj, gjethet e ullirit rregullojnë rrahjet e zermës, përmirësojnë furimizimin me gjak të arterieve koronare dhe balancon nivelet e sheqerit në gjak.

Lufton kolesterolin – Një tjetër përfitim i gjetheve të ullirit është se ata mund të pengojnë formimin e kolesterolit të keq (LDL) duke parandaluar oksidimin e tij. Ky kolesterol i oksiduar konsiderohet si “i keq” dhe i dëmshëm për shëndetin.

Ilaç kundër ftohjes – Duke qenë se gjethet e ullirit mund të luftojnë viruse të ndryshme, ata mund të trajtojnë dhe trajtojnë sëmundje virale që shpesh nuk ka ilaçe pikërisht për to. Pjesë e këtyre sëmundjeve virale janë ftohja, gripi, madhe edhe herpesi.

Forcon sistemin imunitar – Gjethet e ullirit janë përdorur tradicionalisht për forcimin e sistemit imunitar dhe përgatitjen e trupit për të luftuar organizmat  e dëmshme. Një ekstrakt i lëngshëm i bërë nga gjethet e ullirit ka kapacitet antioksidues gati sa dyfishi i çajit jeshil dhe katër herë më të lartë se vitamina C, shkruan shendeti.com.al.

Si të përgatitni çaj nga gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit mund të blihen si një ekstrakt në farmaci. Nëse keni pemë ulliri në kopshtin tuaj, mund ta përgatitni vetë çajin, vetëm sigurohuni që gjethet të jenë të mira dhe të mos jenë spërkatur me pesticide. Merrni gjethet e ullirit në mëngjes pasi të jetë tharë vesa. Më pas i thani në sobë në një temperaturë prej 650C. Pasi të thahen, i copëtoni me dorë dhe hiqni kërcejtë. Hidhni një lugë gjelle gjethe ulliri të copëtuara në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni të shkrihet për 10-15 minuta. Çajin e përgatitur mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, dhe ta konsumoni çdo ditë, deri në tre filxhanë. Konsumojeni këtë çaj kur keni probleme me stomakun.