Humb peshën

Të gjitha llojet e trupit janë të bukura, por problemet dhe akumulimi i yndyrës varion në varësi të formës trupore që keni. Rënia në peshë duhet të kombinohet me ushqimet dhe aktivitetin fizik në varësi të formës trupore.

Forma Mollë

f molle

Njerëzit me këtë formë trupi kanë tendencë që ta akumulojnë yndyrën në bark, gjoks, krahë, ndërsa kofshët dhe vithet mund t’i kenë të holla e të vogla. Disa të famshëm me këtë formë trupi janë Oprah, Jennifer Hudson etj.

Çfarë duhet të hani: për fat të keq, njerëzit me këtë formë trupi janë më të prirur për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ju duhet të hani shumë fruta e perime të freskëta, drithëra organike si orizi, quinoa dhe tërshërë. Proteinat që merrni duhet të jenë të ulëta në yndyrë si peshk, djathë pa yndyrë dhe fasule, bizele apo arra, shkruan shendeti.com.al.

Aktiviteti fizik: ushtrimet kardio, ecja, joga janë një alternativë shumë e mirë për njerëzit me formën e trupit mollë. Ju duhet të bëni ushtrime specifike për gjoksin, barkun, krahët gjithashtu.

Forma Dardhë

f dardhe

Kjo formë trupi e akumulon yndyrën në pjesën e vitheve dhe kofshëve. Kjo e bën rënien në peshë të vështirë dhe duhet të bëni patjetër ushtrime specifike për këtë pjesë të trupit.

Çfarë duhet të hani: është shumë e rëndësishme për këtë formë trupi që mos të hani yndyrna. Ju duhet të mbani një dietë të pasur me fruta e perime dhe karbohidrate komplekse si drithëra, thjerëza dhe fasule. Konsumoni vetëm gjoks pule dhe peshk.

Aktiviteti fizik: bëni ushtrime kardio për pjesën e poshtme të trupit. Biçikleta, vrapi, ushtrimet për vithet dhe këmbët janë një alternativë shumë e mirë.

Forma Drejtkëndëshe (drejt)

f drejtkendesh

Njerëzit me këtë formë trupi priren të jenë sa më të hollë. Yndyra ju shpërndahet nëpër të gjithë trupin dhe njerëzit me këtë formë trupi nuk kanë linja dhe forma të prera dhe të theksuara.

Çfarë duhet të hani: konsumoni yndyrna të shëndetshme si avokado, arra, peshk etj. Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë as në dietën e përditshme të njerëzve me këtë formë trupi gjithashtu. Mund të konsumoni karbohidrate të parafinuara. Proteinat janë shumë të rëndësishme për ju.

Aktiviteti fizik: ju duhet të bëni aktivitet fizik me qëllim ndërtimin e muskujve. Ushtrimet  me pesha do ju vijnë në ndihmë në këto raste.

Forma e Orës së rërës

f or rere

Kjo mendohet të jetë forma më e dëshiruar e trupit. Pesha ka tendencë të përhapet në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin dhe format e linjat nuk humbasin asnjëherë.

Çfarë duhet të hani: mjafton të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos e teproni me ushqimin. Frutat dhe perimet s’duhet t’i ndani asnjëherë dhe drithërat e shëndetshme. Shmangni ushqimin e papërpunuar dhe sheqernat.

Aktiviteti fizik: kjo formë trupi kërkon ushtrime për të gjitha pjesët. Të gjitha pjesët e trupit duhet të jenë të trajtuara mirë përmes ushtrimeve.