Studime dhe Hulumtime

Vitamina B-17 është pjesë e vitaminave B-kompleks. Ashtu si llojet e tjera të vitaminave B, vitamina B12 është përgjegjëse për funksionimin e sistemit nervor, për rritjen e nivelit të energjisë, për rritjen e sistemit imunitar etj. Vetitë e saj antioksidante veprojnë me antioksidanet e tjerë për të pastruar trupin nga qelizat e panevojshme dhe të rrezikshme.

Vitamina B17 është paksa e vështirë të merret në sasi të konsiderueshme nga ushqimet pasi ajo gjendet në sasi të pakëta. Kajsiat dhe kërpudhat janë disa nga ushqimet që përmbajnë më shumë vitaminë B17. Shafrani i Indisë është një tjetër erëz që ka në përmbajtjen e tij vitaminë B17 dhe antioksidantë të tjerë.

Dr John Richardson është përkrahës i idesë që vitamina B17 është efektive në luftën kundër kancerit. Studimet e bëra nga spitali “Sloan Kettering” kanë gjetur se përdorimi i vitmainës B17 përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe parandalon zhvillimin e kancerit, shkruan shendeti.com.al.

Vitamina B17 është përgjegjëse për forcimin e sistemit imunitar. Ajo përmirëson funksionin e mëlçisë dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.