Humb peshën

Në të gjithë botën, varësia ndaj sheqerit është bërë një problem i rëndë shëndetësor. Duke çuar në probleme të ndryshme të tilla  si sëmundje të zemrës, obezitet, diabet tip 2, madje edhe kancer. Në shumë raste, këto sëmundje shkaktohen nga konsumimi i karameleve, lëngjeve me sheqer, pijeve të energjisë, dhe ushqimeve të përpunuara.

Nga ana tjetër, sheqeri përfshihet edhe në banane, mjaltë, mango, lëngje frutash të freskëta, dhe rrush të thatë, por, në formën e karbohidrateve të thjeshta.

Për më tepër, ekspertët konfirmojnë se sa më shumë sheqer të hani, aq më shumë shtohen kërkesat e trupit për sheqer. Prandaj, në qoftë se braktisni zakonin e konsumimit të ushqimeve dhe pijeve me sheqer, do të përmirësoni ndjeshëm shëndetin tuaj. Ju do të ndjeheni shumë më mirë dhe do të keni dy herë më shumë energji gjatë ditës.

Është fakt se ndjekia e një plani të rregullt ushqimor nuk është e lehtë, por pas këtij plani 3-ditor mund të filloni të ndjeni përmirësime.

Dita 1:

Mëngjesi: 1 filxhan kos me manaferra dhe bajame ose fara, 3 vezë të ziera ose të fërguara.

Dreka: 1 gjoks pule i gatuar me kungull, panxhar, karrota, fasule, dhe bajame.

Darka: peshk i pjekur dhe një tas me bishtaja, ose salmon me kërpudha dhe brokoli.

Dita 2:

Mëngjesi: 1 filxhan me fara liri, manaferra, ose bajame, ose 3 vezë të fërguara me spinaq.

Në mesditë : një tas të vogël me arra

Dreka: Një sallatë me lakër të kuqe të copëtuar, karrota, lakër jeshile, disa vaj ulliri, limon, majdanoz, kripë, apo kungull i njomë i pjekur në skarë, speca të kuq dhe speca të verdhë me një limon, trumzë, dhe uthull salcë.

Darka: një tavë perimesh do të ishte e mjaftueshme.

Mos harroni të pini ujë çdo ditë (2 deri në 3 litra).

Dita 3

Mëngjesi: 1 filxhan me bajame, fara, manaferra, apo një omëletë të bërë nga 3 vezë, lakër jeshile dhe speca.

Në mesditë: 1 tas të vogël mëm arra.

Dreka: mish pule i pjekur në një furrë me qepë, trumzë, dhe ullinj të zi, ose kofshë pule të pjekura me limon dhe rozmarinë.

Darka: makarona apo oriz me salcë domate, borzilok, dhe kërpudha, ose supë me selino, kërpudha, trumzë, hudhër, karrota.

Gjithashtu këtu disa pije detoksifikuese që do të rrisin metabolizmin tuaj dhe do të zëvendësojnë më së miri pijet me sheqer janë:

Kafe e zezë pa sheqer- jo më shumë se një filxhan në ditë

Çaj i gjelbër ose bimor 3 herë në ditë.

Ujë në baza ditore.

Për më tepër, theksohet se pijet që konsumoni janë të një rëndësie të njëjtë si dhe ushqimi. Prandaj, pini shumë ujë gjatë gjithë ditës për për të përmirësuar funksionet tuaja./shendeti.com.al/