Këshilla Shëndetësore

Një ndër problemet shëndetsore që sjell stina e verës janë dhe enjtjet në këmbë dhe të gjithë ju që keni vuajtur nga ky çrregullim e dini mirë së sa e bezdishme është.

Enjtja e këmbëve mund të jetë rezultat i faktorëve të shumtë, duke përfshirë shtimin në peshë, qarkullimin e dobët të gjakut, dietën e varfër, ciklin menstrual dhe shtatzëninë.

Këmbët e enjtura shpesh mund të shkaktohen nga moti i nxehtë, ndryshimet e temperaturës, dhe lagështia shkruan Shëndeti.com.al.

-Nëse i ndjeni këmbët të fryra, duhet të shtriheni dhe ti mbani ato deri në rreth 30 cm lartësi, për të reduktuar ënjtjen.

-Një tjetër zgjidhje për këtë problem, është çaji plotësisht natyral i bërë nga majdanozi i cili do të mënjanojnë lëngjet e tepërta nga trupi dhe kështu do të ulë enjtjen.

-Fillimisht, vloni 500ml ujë në një tenxhere. Pastaj, prisni rrënjët e freskëta tëmajdanozit dhe gjethet imët, dhe përziejini. Shtoni 5 lugë nga kjo përzierje nëtenxhere dhe të valojini për 5 minuta.

-Më pas, lini çajin mënjanë të ftohet për 20 minuta.

Përdorimi:

-Pini çajin e majdanozit tri herë në ditë, dhe shpejt ky problem do të zgjidhet./albeu.com/