Dieta

Shumica e kalorive të tepërta të trupit ruhen si yndyrë, dhe qëllimi i shumicës së njerëzve që duan të humbin peshën është humbja e yndyrës.

Duke pirë vetëm një gotë me këtë lëng para gjumit, do të zvogëloni nivelin tuaj të yndyrës– sidomos yndyrën në zonën e barkut.

Kur shkojmë për të fjetur, metabolizmi ynë në mënyrë të konsiderueshme ngadalësohet.Përbërësit në këtë pije do ta bëjnë metabolizmin të vazhdojë të djegë yndyrë, ndërsa ju jeni duke fjetur.

Përbërësit:

2 grejpfrut
1 lugë çaji xhenxhefill i integruar
1 lugë çaji uthull molle
Përgatitja:

Qëroni grejpfrutin nga lëkura dhe së bashku me përbërësit e tjerë, vendoseni në shtrydhëse frutash e perimesh.

Ju mund të pini këtë lëng para çdo vakti gjatë ditës, por është e rekomanduar në orët e vona, si një zëvendësim për darkën.

Përsëriteni procedurën çdo ditë për 7 ditë, pastaj bëni një pushim prej 7 ditësh.

Nëse ndjeni shije të hidhur si pasojë e intolerancës e grejpfrutit, zëvendësojeni atë me çdo frut tjetër agrum siç janë limoni, portokalli apo mandarina./albeu.com/