Këshilla Shëndetësore

Pilates përfshin joga, luftim greko-romak, ushtrime të përdorura nga akrobatët e cirkut, lëvizje nga artet marciale, të mbledhura për të krijuar një program komplet me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara nga Joseph Pilates, i cili i vuri emrin e tij.

Ai e çoi pastaj teknikën e tij në New York, ku do të përdorej nga balerinët, për të mbajtur forcën e muskujve, ekuilibrin, fleksibilitetin dhe koordinatat pa u lodhur shumë. Koncepti çelës i Pilates është se lëvizjet fillojnë nga pjesët më të thella të muskujve për të konkluduar në sipërfaqe.

Për t’u bërë të shkathët

Një karakteristikë individuale: disa nga ne kanë lindur të shkathët të tjerët jo. Josef Pilates këshilloi një zgjatje me të cilën tërheqja bënte pjesë lehtësisht në lëvizje. Është metoda më natyrale dhe njëkohësisht e pamundur për t’u ekzagjeruar. Ushtrimi që duhet bërë në këtë rast është: Shtrihuni me kurriz, ngrini këmbën e djathtë në një kënd prej 90 gradësh. Është e domosdoshme të kapni gjurin me duar, mbajeni në këtë pozicion duke numëruar deri në pesë.

Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë duke ndërruar këmbët

Për gastrikët

Shumë probleme të tretjes vijnë nga stresi. Një nga parimet kryesore të Pilatesështë të luftojë tensionin me çlodhje. Çdo ushtrim kërkon përqëndrim i cili ndihmon trupin dhe mendjen tuaj për t’u qetësuar. Shumë nga ushtrimet janë një lloj masazhi për organet e brendshme që përmirësojnë funksionimin e tyre. Shtrihuni në tokë, merrni frymë thellë. Në këtë pozicion ngrini gjurin të përthyer duke e sjellë deri tek gjoksi. Kështu veproni edhe me këmbën tjetër. Përsëriteniushtrimin 10 herë për secilën këmbë.

Për gjurin

Është e lehtë të kujdesësh me një ushtrim për gjurin që i duhet të mbajë pjesën më të madhe të peshës së trupit. Për të mënjanuar problemet është e dosmosdoshme të keni muskuj të qëndrueshëm dhe të fortë. Ky është një ushtrim i mirë për gjurin, kaviljen dhe këmbën. Mbështetuni tek një karrike, shtrëngoni një top tenisi ndërmjet kaviljeve, dhe një jastëk ndërmjet gjunjëve. Merrni frymë thellë dhe qëndroni në majë të gishtave në të njëjtin pozicion. Përkuluni lehtësisht në gjunjë. Këtë ushtrim përsëriteni 10 herë.

Për imunitetin

Shumë sëmundje janë të lidhura me stresin. Pilates të mëson të qetësoheni dhe të liroheni nga çdo tension duke ju ndihmuar të arrini në mënyrë harmonike mirëqenien dhe shëndetin. Endorfina që çlirohet gjatë ushtrimeve stimulon edhe sistemin e imunitetit. Shtrihuni me kurriz, merrni frymë dhe tërhiqni gjurin drejt kokës. Ngrini kokën dhe kapni gjurin e djathtë me duar. Merrni frymë dhe ngrijenikëmbën e majtë drejt një këndi prej 45 gradësh nga dyshemeja. Merrni frymë the lëvizni këmbën e majtë. Përsëriteni ushtrimin duke kapur këmbën e majtë dhe duke lëvizur këmbën e djathtë. Këtë ushtrim bëjeni 10 herë për çdo këmbë.

Për limfatikët

Sistemi juaj i gjakut duhet të eliminojë produktet toksike të trupit të përqendrura tek muskujt. Pilates propozon shumë ushtrime për të forcuar muskujt. Forconi muskujt e këmbëve që përdoren për të riforcuar dhe stimuluar sistemin e gjakut. Shrihuni në shpinë, ngrini këmbët në një kënd prej 54 gradësh dhe afroni gjurin drejt gjoksit. Tek merrni frymë thellë ngrini kokën në dretim të gjurit. Gjurin e djathtë tërhiqeni me duar dhe këmbën e majtë mbajeni drejt një këndi 45 gradë.Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë edhe me këmbën tjetër.

Për dhimbjen e kokës

Kush vuan nga dhimbja e kokës duhet të shpëtojë nga stresi. Pilates merr në konsideratë të tërë trupin duke riorganizuar ushtrimet e çdo stërvitjeje për të sjellë një stërvitje më të mirë për kokën dhe qafën. Shtrihuni me bark dhe krahët mbajini sipër kokës, duart të bashkuara. Mbështesni kokën mbi duart. Merrni frymë lehtësisht dhe lëvizni kokën duke e ndihmuar me krahët. Qëndroni në këtë pozicion për disa sekonda dhe më pas mbështeteni kokën për t’u qetësuar.Përsëriteni ushtrimin tetë herë.

Për sistemin nervor

Për të lëvizur nuk mjafon vetëm të kesh muskuj të fortë. Të duhet edhe një sistem nervor i mirekulibruar për të marrë mesazhet që vijnë nga truri ose që janë drejtuar prej tij. Pilates na mëson të jemi të vetëdijshëm për trupin në kohë dhe hapësirë. Na ndihmon edhe për të përmirësuar ekulibrin edhe kur kemi probleme me shpinën. Qëndroni në këmbë, merrni frymë dhe mundohuni të mbani peshën e trupit vetëm në një këmbë. Mbani frymëmarrjen dhe luani këmbën e lirë. Qëndroni në këtë pozicionin për 10 minuta duke marrë frymë normalisht.Përsëriteni 10 herë për çdo këmbë.

Për qetësim

Pilates të bën të punosh pa u djersitur shumë. Lëvizjet e lehta dhe të kontrolluara rezultojnë shumë të efekshme dhe lënë një ndjenjë të këndshme çlodhjeje. Uluni në tokë me gjunjë të mbledhur, shpinën drejt dhe këmbët të mbështetur mirë në dysheme. Ngrini krahët paralel në lartësinë e shpatullave. Përthyjeni krahun e djathtë në afërsi të gjoksit më pas rrotulloni trungun e trupit. Shoqëroni lëvizjet e trupit me kokë. Përsëriteni pesë herë me të dyja duart.

Për të humbur peshë

Trupi ynë për të djegur kalori dhe yndyrna duhet të zhvillojë muskujt. Pilatesrekomandon ushtrime të mira për krahët dhe këmbët që ndikojnë për të forcuar rezistencën e trupit. Shtrihuni në tokë me këmbë të mbledhura. Tërhiqni barkun duke mbështetur peshën mbi krahët e shtrira mbi dysheme. Merrni frymë dhe ngrini një këmbë drejt dhe më pas rikthejeni këmbën në pozicionin e nisjes.Përsëriteni pesë herë edhe me këmbën tjetër./albeu.com/