Këshilla Shëndetësore

Shumë studime kanë treguar se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në tërë trupin tone, por, për shumë njerëz, lënia e duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht nuk e gjejnë motivimin e duhur për të bërë këtë ndryshim në stilin e jetës së tyre.

Por cilat janë ndryshimet që ndodhin në trupin tonë kur ne heqim dorë nga cigarja?

Më poshtë shihni disa nga këto ndryshime.

Kur e lëmë duhanin për:

20 minuta

Funksionimi i zemrës tuaj kthehet në normalitet. Kapilarët tuaj dhe enët e gjakut përmirësohen ashtu si edhe qarkullimi i gjakut, derisa ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj rritet, shkruan 2lonline.

12 orë

Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa niveli i oksigjenit rritet. Përbërja e gjakut kthehet në normale.

Nga 2 javë në 3 muaj

Rreziku nga sulmi në zemër është reduktuar. Simptomat e varësisë së duhanit zhduken dhe qarkullimi i gjakut në enët periferike përmirësohet. Indet e mushkërive restaurohen dhe funksioni i mushkërive përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.

Nga 1 deri në 9 muaj

Kollitja e shkaktuar nga pirja e duhanit zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë, mushkëritë kërkojnë pak kohë për të zhdukur substancat e dëmshme që kanë akumuluar brenda tyre.

1 vit

Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme dhe fleksibilitet më të madh. Rreziku i sëmundjes ishemike të zemrës bie me 50%.

5 vjet

Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht në nivele normale, shkruan noa.al. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me ata që nuk pinë duhan. Sistemet nervore dhe imunitare funksionojnë disa herë më mirë.