Ushqehu shëndetshem

Edhe pse konsumohet tashmë për shekuj të tërë, shumë përparësi shëndetësore (efekti kundër viruseve, helmeve, parandalimi i diabetit) vetëm para pak kohësh janë bërë të njohura për shëndetësinë perëndimore.

Studimi i ri ka zbuluar se lëngu nga pjepri i hidhur, perime kjo e njohur në Azi dhe Afrikë, dukshëm redukton rritjen e tumorit të pankreasit në minj, sepse pengon metabolizmin e glukozës në qelizat e kancerit, si dhe me plot kuptimin e fjalës i bën të uritura pa sheqer, lëndë që i vë në lëvizje pa të cilën nuk mund të mbijetojnë, shkruan Telegrafi.

Tashmë janë të njohura dobi të shumta shëndetësore që lidhen me konsumimin e pjeprit të hidhur. Kjo bimë, me emrin latin ‘Momordica charanna’, kultivohet dhe konsumohet shumë në Azinë juglindore, në Afrikë, Kinë, Japoni, Oqeani, e madje edhe në Karaibe. Veçanërisht e popullarizuar është në mesin e japonezëve nga Okinava, të cilët janë të njohur për jetëgjatësi.

Në katër vitet e fundit në mënyrë intensive është duke u analizuar efekti i kësaj bime kundër kancerit. Efekti cntikonceroqjen është i dukshëm edhe te kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë, lukthit dhe tumoreve naso-faringale, si dhe në rastet e leukemisë dhe neuroblastomeve.

Studimi më i ri ka zbuluar se pjepri i hidhur ka ndikim citotoksik në kancerin e pankreasit. Njerëzit që peshojnë 75 kilogramë duhet të konsumojnë 6 gramë të këtij pluhuri. Doza e ngjashme prej 4.8 gramëve të lëngut të ngrirë është përdorur në kuadër të një studimi të para pak kohësh. Në fakt, tre muaj u është dhënë pacientëve nga sindroma metabolike. Ilaçi ka pasur efekt dhe të gjithë pacientët kryesisht e kanë përballuar mirë atë.