Këshilla Shëndetësore

Të gjithë ne e dimë se sheqeri na i dëmton dhëmbët dhe na bën të shtojmë në peshë.

Sidoqoftë, ka edhe rreziqe tjera të ‘fshehta’ të sheqerit, e që mund të na dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Një mjet i ri online, i krijuar nga ‘Beneden’, tregon saktësisht se si ndikon sheqeri në trupin tonë, transmeton Telegrafi.

Sheqeri, jo vetëm që ndikon keq te veshkat, mëlçia etj., por e dobëson edhe sistemin imunitar. Sasi të mëdha të sheqerit e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit ‘të mirë’ në trup dhe e rrisin nivelin e yndyrave të dëmshme në gjak. Kjo kontribuon që të trashen muret e artereve dhe kësisoj rritet rreziku i sulmeve në zemër dhe sëmundjeve tjera të zemrës.

Një studim nga Universiteti i Kolumbisë ka zbuluar se fëmijët që marrin 100 gramë sheqer, sasi e cila gjendet në dy pije freskuese, shkakton që qelizat e bardha të gjakut, e që janë shkaktarët kryesorë për vrasjen e patogjeneve të dëmshme në trupin tonë, të jenë 40 për qind më pak efektive.

Kjo do të thotë që nëse konsumoni një litër të pijeve freskuese, mbrojtësit e trupit tuaj do të jenë shumë më të dobët për pesë orë, shkruan Telegrafi.

Sheqeri ka efekte të panumërta në trurin tonë. Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të keqësojë depresionin, e gjithashtu për shkak të konsumimit të tepërt që i rrit nivelet e glukozës në gjak, sheqeri mund të shkaktojë edhe çmendurinë. Ndërsa diabeti mund të shkaktojë humbje të kujtesës.