Ushqehu shëndetshem

Ann Cameron, e famshme si autore e shumë librave për fëmijë, është bërë edhe më e famshme si mbijetuese e kancerit.

Në qershor të vitit 2012, kur kanceri e kishte arritur fazën e tretë, ajo ishte operuar. Ky nuk kishte qenë ballafaqimi i saj i parë me këtë sëmundje fatale. Në vitin 2005, burri i saj kishte vdekur nga kanceri në mushkëri pavarësisht se ishte trajtuar me kimioterapi, transmeton Telegrafi.

Ann nuk kishte dashur të shkojë në të njëjtën rrugë si burri i saj dhe kishte refuzuar t’i nënshtrohet kimioterapisë. Historia e saj ishte shkruar në një blog të quajtur ChrisBeatsCancer, ku njerëzit japin alternativa të ndryshme për shërimin e kancerit.

“Unë e kisha refuzuar shërimin me kimioterapi. Fillimisht ndihesha mirë, mirëpo, pas gjashtë muajve kanceri ishte shpërndarë në mushkëri dhe kishte hyrë në fazën e katërt”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se si e ka kaluar shumicën e kohës duke kërkuar trajtime alternative të kancerit derisa kishte hasur në historinë e Ralph Core, 26 vjeçar me kancer në lëkurë. Ralph Core kishte shkruar sesi e kishte shëruar kancerin duke konsumuar 2.5 kilogramë lëng karote çdo ditë.

Pasi që e kishte dëgjuar historinë e tij, edhe Ann kishte filluar të konsumojë lëng karote çdo ditë dhe pas tetë jave doktorët i kishin treguar që kanceri kishte ndaluar të përhapet. Veç kësaj, edhe gjëndrat e kancerit kishin filluar të zvogëlohen, transmeton Telegrafi.

Katër muaj më vonë, gjithçka kishte filluar t’i kthehej normales dhe tumori vazhdonte të zhdukej.

Ishin vetëm tetë muaj më pas kur rezultatet e CT-së kishin treguar se kanceri i saj ishte larguar plotësisht.

Përgjigja e kësaj është se lëngu i karotës ka veti anti-kanceroze për shkak të nivelit të lartë të përmbajtjes së karotenoideve. Pirja e këtij lëngu e rrit nivelin e karotenoideve në gjak, të cilat janë pigmente organike, e që e pengojnë formimin e qelizave të kancerit.