Ka një mënyrë për të humbur peshë, pa dietë dhe ushtrime
Nëse po përpiqeni të humbni peshë, atëherë me siguri i kenë zëvendësuar pijet që kanë sheqer me ujë.
Mirëpo shkencëtarët tashmë kanë filluar që të hulumtojnë më shumë se çfarë roli ka pirja e ujit në procesin e të humburit peshë. Kjo po i qon ata në disa të gjetura interesante.
Në një studim të ri që është kryer nga studiuesit e Universitetit Wageningen në Holandë, njerëzve që kanë marrë pjesë në studim iu është dhënë një vakt në ditë. Atyre iu është dashur ta shoqërojnë ushqimin me ujë, nga 50 mililitra deri në 350 mililitra ujë. Studiuesit më pas kanë kryer skanerë për të parë se si lëngjet ndikojnë në stomak dhe në tru, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Tek ata që kanë pirë më shumë ujë, uria nuk ndihej dhe ata kishin ndjesinë e ngopjes më shumë se sa ata që kishin pirë më pak ujë. Po ashtu, është vërejtur më shumë aktivitet i trurit tek ata që kishin pirë më shumë ujë pas ushqimit.