Ushqehu shëndetshem

Për një ditë të mbarë dhe pa shqetësime shëndetsore është e nevojshme të përgadisim një pije e cila është 100% detoksnatyrale.

Kjo pije do të na ndihmojë të eliminojmë të gjitha toksinat nga trupi dhe do të na sigurojë ushqyes natyral, që do të rrisin sistemin imunitar dhe metabolizmin.

Pija detoks do të largojë edhe dhjamin e grumbulluar në pjesën e barkut dhe që lidhet edhe me një sërë problemesh shëndetësore, si: sëmundje kardiovaskulare, diabeti i tipit II dhe presioni i lartë i gjakut.

Ju rekomandojmë këtë recetë për të përgaditur pijen tuaj detoks çdo ditë.

Përbërësit

Limon – 1/2

Kastravec – 1

Xhenxhefil i grirë – 1 lugë çaji

Majdanoz-1 tufë

Ujë i pastër – 1/3 filxhan çaji

Përgatitja

Futini të gjithë përbërësit në një procesor ushqimi ose blender dhe përziejini.

Sigurohuni që të arrini një përzierje homogjene të butë.

Pijeni pijen e përgatitur përditë dhe pikërisht para se të shkoni të flini. Do të vëreni një reduktim të dukshëm të yndyrës në zonën e barkut dhe të belit brenda disa javësh pas një konsumimi të rregullt. /albeu.com/