Ushqehu shëndetshem

Pjepri me tulin e tij plot nuanca verore është shumë i shijshëm dhe i rekomanduar në këtë stinë. Frutin mund ta shijoni të plotë, ta përzieni me fruta ose perime ose të shtrydhni lëngun dhe të përfitoni një sasi të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

Lëngu i pjeprit është i pasur me kalium, një mineral që luan një rol thelbësor për sistemin nervor dhe u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin. Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut. Nga një filxhan e gjysëm me copëza pjepri mund të nxirrni një gotë të plotë me lëng pjepri nga i cili do të merrni 709 miligram kalium ose 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Lëngu i freskët i pjeprit përmban vitaminë C, e cila kontribuon për një sistem nervor funksional dhe të shëndetshëm nëpërmjet mbështetjes që i jep norepinefrinës një agjent kimik në tru që është thelbësor për trupin në luftën kundër stresit. Për më tepër vitamina C ndihmon për mbajtjen e një lëkurë të shëndetshme dhe forcimin e kockave, ligamentëve dhe enëve të gjakut. Konsumimi i lëngut të freskët të pjeprit ofron 97.4 miligramë të vitaminës C duke kontribuar ndjeshëm për marrjen e dozës së rekomanduar ditore të saj që është 75 miligram për femrat dhe 90 miligram për meshkujt Lëngu i pjeprit përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, një pararendës i vitaminës A. Beta karoteni u jep frutave nuancat karakterstike të tyre së bashku me vlera ushqimore.

Qelizat e transformojnë beta karotenin në një formë aktive të vitaminës A e cila punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave. Në një filxhan me lëng pjepri gjenden 8,979 njësi të vitaminës A, një sasi e dyfishtë e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine që është 3000 njësi për meshkujt dhe 2333 për femrat. Kombinimi i lëngut të pjeprit me lëngun e karrotës ose të kungullit krijon pije fantastike plot me vitaminë A që bën çudira. /tring/.