Ushqehu shëndetshem

Nuk ka ndonjë dyshim që hudhrat dhe limonët janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrore. Përveç përdorimit në kuzhinë, këta dy përbërës sjellin edhe shumë të mira shëndetësore dhe luajnë rol të rëndësishëm në mjekësinë natyrale.

Në fakt, kombinimi i hudhrës me lëng të limonit është ndër metodat më efektive natyrale për arterie të bllokuara. Arteriet e bllokuara janë simptomë e arterosklerozës, sëmundje e cila shpinë deri tek sulmet në zemër dhe pikën në tru.

Përbërësit: Një litër ujë, 6 limonë të qëruar të prerë në copa të vogla, 30 karafila të hudhrës të prerë në copa të vogla.

Përzieni të gjithë përbërësit, futni në një tas dhe tasin vlojeni. Kur të vlon, pritni derisa të ftohet dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Dozën e parë e pini 50ml në ditë për tri javë. Pastaj pushoni për një javë. Në javën e tretë filloni prapë të pini 50ml çdo ditë për tri javë, shkruan Telegrafi.

Këtë trajtim e përsëritni për gjashtë muaj.