Studime dhe Hulumtime

Edhe pse kanceri cilësohet si sëmundje e pashërueshme, shkencëtarët nga e mbarë bota janë duke punuar thuajse 24 orë për ta zbuluar ilaçin kundër kësaj sëmundje.

Sidoqoftë, hulumtuesit nga Universiteti i Windsor në Kanadë kanë zbuluar se çaji i luleradhiqes i shkatërron qelizat kanceroze, transmeton Telegrafi.

Edhe përse kjo bimë konsiderohet si bari dhe asnjëherë nuk është e mirëpritur në kopshtet tona, ajo sjell shumë përfitime të mira shëndetësore.

Rrënjët e luleradhiqes kanë qenë fokusi kryesor i hulumtimit dhe hulumtuesit kanadezë kanë zbuluar se me të vërtetë që i shkatërron qelizat kanceroze për vetëm dy ditë.

Veç kësaj, ja edhe disa të mira tjera që i sjell kjo bimë e mahnitshme:

– Është diuretik i fuqishëm

– Pastron mëlçinë

– Ndihmon me alergjitë

– Zvogëlon nivelet e kolesterolit në gjak etj.

Gjithashtu, rrënja e luleradhiqes është burim i pasur me vitaminën B6, tiaminën, riboflavinën, vitaminën C, acidin folik, hekurin, kalciumin, kaliumin, magnezin etj. /Telegrafi/