I druheni kancerit? Ja 10 mënyra si të parandaloni krijimin e tij
1. E kaltra është e shijshme dhe e shëndetshme
Boronicat e kaltra janë “yjet” më të mëdha kur është fjala për mbushjen e organizmit me antioksidantë. Përmbajnë edhe nivel të lartë të antocianineve, të cilat frenojnë përhapjen e qelizave të kancerit.
2. Vendoseni çajnikun
Çaji i bardhë dhe i gjelbër përmbajnë EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.
3. Dojeni xhenxhefilin
Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që lehtëson inflamacionin në traktin tretës.
4. Bëni sallatë – në gotë
Lakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastrimin e trupit nga materiet kancerogjene, derisa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e trashë.
5. Lëvizni
Rreth gjysmë ore ecje e shpejtë ditore mund të përmirësojë gjumin dhe energjinë dhe potencialisht të reduktojë rrezikun nga kanceri dhe diabeti.
6. Shijojeni pozitën e gjarprit
Joga mund të lirojë nga stresi dhe të forcojë sistemin e imunitetit.
7. Mos harroni të nxirrni frymën jashtë
Pesë minuta në ditë ndani për frymëmarrje të rregullt, citon koha.net. Frymëmarrja e rregullt mund të ndihmojë në “fshirjen” e efekteve negative që i ka stresi në shëndetin trupor dhe shpirtëror.
8. Fokusohuni në fibra
Corn flakes janë burim i mirë i fibrave, të cilat përveçqë i ndihmojnë trupit për të eliminuar toksina mund të lehtësojnë urinë duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak.
9. Pini kafe
Konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafes është i lidhur me rrezikun më të vogël nga kanceri i qelizave bazale të lëkurës.
10. Konsumoni djegës
Speci i kuq i bluar (biberi) përmban kapsaicinë, e cila mund të dëmtojë qelizat e kancerit duke sulmuar burimin e tyre të energjisë pa shkaktuar dëm në qelizat e shëndetshme përreth. /Telegrafi/