Studime dhe Hulumtime

Shkencëtarët kanë gjetur se një gjumë i pamjaftueshëm i natës ju bën ‘harraq’.

Studimi i ri, i kryer nga Universiteti i Leedsit, ka gjetur se nëse flini më pak se pesë orë, ju do të vuani nga humbja e kujtesës.

Hulumtimi, që u krye nga Silentnight, analizoi efektet e gjumit në kujtesë dhe funksionet ditore, transmeton Gazeta Express.

Njerëzit që morën pjesë në studim ishin të moshave 18 dhe 80, të cilët u detyruan të bënin vetëm pesë orë gjumë çdo ditë. Pas një periudhe të caktuar kohore, u gjet se ata të cilët kishin bërë më pak se pesë orë gjumë, ishin 25% më harraqë sesa ata të cilët kishin fjetur më gjatë.