Vaji i hudhrës / Mrekullia e mjekësisë popullore
Hudhra është një ndër antibiotikët më të fuqishëm natyror, dhe përbërës i shumë preparateve mjeksore të rëndësishëm. Sipas mjekëve, përgaditja dhe përdorimi i vajit të hudhrave mund të jetë një preparat shumë i rendësishëm mjekësor për shumë sëmundje të rrezikshme.
Ja si ta përgadisim vajin
Merrni rreth 30 thelpinj hudhër dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Mbusheni kavanozin me vaj ulliri të papërpunuar derisa të mbulohet shtresa e hudhrave.
Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa ditë. Një ditë më pas, shtrydhni lëngun e një limoni dhe hidheni në kavanozin me hudhra dhe vaj ulliri. Pas rreth 10 ditësh, vaji i hudhrës do të jetë gati.
Merrni një lugë gjelle nga ky vaj, 3 herë në ditë para ushqimit. Kura mund të zgjasë 1-3 muaj dhe pas një muaji pushim ajo mund të ripërsëritet, shkruan albeu.com
Vaji i hudhrës është efektiv për: sëmundjet koronare të zemrës, sklerozën, problemet me trurin, luftimin e infeksioneve dhe virozave të ndryshme etj.