Alergji nga parfumet, ja si ta kuptoni
Ka më shumë se 50000 parfume sot në qarkullim. Në secilën prej tyre gjendet një përzierje aromash dhe si rrjedhojë është shumë normale që të ekzistojë rreziku i alergjisë ndaj tyre.
Për të përcaktuar nëse një individ ka alergji ndaj parfumeve, bëhet prova e alergjisë me një përbërje që quhet “ fragranca mix”,e cila është përzierje e 8 fragrancave që janë të pranishme në të gjitha parfumet.
Fragranca mix përbëhet nga:
1. Alkooli cinamik ( përzierje me balsam peruje,gjethe kanelle, vaj luledielli dhe propolis)
2. Aldehidi cinamik ( fragrance pikante e ngrohtë me erë kanelle)
3. Eugenol ( aromë e fortë pikante e nxjerrë nga bima e mentes)
4. Izoeugenol ( aromë më të butë se eugenol) pjesë përbërëse e vajit të ylang ylang.
5. Geraniol ( aromë e embël trendafili) pjesë përbërëse e më shumë se 250 vajrash esenciale
6. Alkoli alfa amil cinamik ( vaj sintetik esencial me aromë të fortë lule jasemini)
7. Hidroksicitronellal ( aromë sintetike me aromë të fortë manushaqeje)
8. Fragranca absolute e pishes ( aromë e fortë mashkullore)
Ja si mund të kuptojmë që kemi alergji ndaj parfumeve
Personat që janë alergjike, u jep skuqje të lokalizuar në fytyrë, krahë dhe duar. Në disa raste fillon skuqja jo direkt, po disa ore apo 1-2 ditë pas ekspozimit me “ fragrance mix”. Në disa raste jep vetëm skuqje, tharje të lëkurës dhe kruajtje.
Nëse kuptoni që keni alergji, mënyra më e mirë është shmangia e përdorimit të produkteve me aromë. /albeu.com/