Ushqehu shëndetshem

Mango është një nga frutat më të preferuar, për shkak të shijes së tij të mirë, por ai ka gjtihashtu shumë vlera ushqyese, të cilat mbrojnë shëndetin tonë.

Mangot janë shumë të pasura në vitaminë C dhe provitamin A, kaliumit dhe bakër. Ato përmbajnë gjithashtu  numër të madh antioksidantësh si  karotenoide, polipfenole, flavonoide, tanine etj.

Përfitmiet shëndetësore nga konsumimi i tyre janë të shumta si:

1. Mango është një armë jashtëzakonisht efektive për humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrës së trupit në një mënyrë të shëndetshme.

2. Zvogëlon ndjenjën e urisë dhe kontrollon oreksin.

3. Ngadalëson absorbimin e karbohidrateve pas ngrënies.

4. Përdoret për ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular.

5. Normalizon tensionin e gjakut.

6. Përmirëson veprimtarinë e veshkave.

7. Është një nga frutat më të mira për dietat, sepse përmban yndyrë të ngopur.

8. Gjithashtu, mangot  forcojnë dhe stimulijnë sistemin e tretjes, por nuk duhet ta teproni me sasinë, për shkak se janë të pasura me karbohidrate./noa.al/