Aktualitete

Shoqata britanike e higjinës, në bazë të një studimi të kryer, ka arritur në përfundimin se larja e rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin e baktereve, nga rrobat e zakonshme tek peshqirët e kuzhinës dhe kjo mund të bëhet burim infeksionesh dhe sëmundjesh në familje, shkruan noa.al.

Lisa Akerli, ajo që kryesoi studimin, shpjegon se temepraturat e ulëta nuk janë të mjaftueshme për të larë bakteret, duke shtuar se në të brendshmet që konsiderohen të pastra, pas larjes në këto temeperatura, mbeten ende 10 mijë fekale.

“Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike”, – thekson ajo.

Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të ngjiten nga kontakti me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharje, dhe më pas të prekni gojën tuaj me ato duar.

Për këtë arsye, shoqata britanike e higjienës, këshillon t’i lani rrobat në 60 gradë, për të qenë të sigurtë.