Ushqimi & Dieta

Buka është ushqimi që shumë njerëz nuk e ndajnë dot nga tryeza, madje as supërat apo gjellërat nuk i shoqërojnë dot pa bukë. Ja disa nga përfitimet pozitive që i shtoni trupit nëse shmangni konsumimin e bukës, sidomos bukën e bardhë:

Do të bini në peshë: buka është e pasur me karbohidrate dhe, kur e teproni me konsumimin e saj, është e sigurtë që do të shtoni në peshë. Trupi ruan karbohidrate në formën e glikogjenit dhe ndodh që për shkak të këtyre karbohidrateve, trupi të mbajë ujë.  Çdo gram karbohidratesh në trup bën që trupi të mbledhë rreth 3-4 herë më shumë ujë. Prandaj, nëse shmangni konsumimin e bukës, një nga përfitimet që do të merrni është rënia në peshë.

Nuk do të ndiheni vazhdimisht të uritur:  buka e bardhë është plot me karbohidrate të përpunuara, gjë e cila çon në një rritje të papritur të sheqerit në gjak, që më pas bie. Këto ndryshime të papritura bëjnë që trurit t’i dërgohen sinjale të shpejta e të paqarta mbi nevojën për ushqim apo për ndjenjën e urisë, shkruan noa.al.

Do t’ju rritet energjia dhe do t’ju përmirësohet tretja: buka e bardhë nuk përmban fibra të favorshme që ndikojnë në funksionimin normal të zorrëve dhe tretje. Shpesh konsumimi i bukës së bardhë mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen. Kjo nuk do të thotë që buka duhet të eliminohet fare si ushqim, por duhet ta konsumoni atë në sasi të paktë dhe duhet të mundoheni ta zëvendësoni me drithëra më të shëndetshme që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.