Këshilla Shëndetësore

Shalqiri është fruti më i preferuar i sezonit të verës; është i shëndetshëm, hidratues, i pasur me vlera ushqyese dhe antioksidues. Por, shumë pak njerëz e dinë se edhe farat e shalqirit janë po aq të rëndësishme për organizmin. Mos i hidhni më farat e shalqirit, pasi me to mund të përgatitni një çaj shumë të mirë për të detoksifikuar veshkat dhe për të përmirësuar funksionimin e tyre.

Çaji i bërë nga farat e shalqirit është përdorur për shekuj me radhë për detoksifikimin dhe trajtimin e gurëve në veshka. Këto fara kanë një efekt të fuqishëm pastrues, ndihmojnë për eliminimin e toksinave dhe mbetjeve në trup, dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka, shkruan 2lonline.

Farat e shalqirit kanë gjithashtu një efekt laksativ që përmirëson tretjen. Përveç kujdesit për shëndetin e veshkave, ju mund të pini gjithashtu çaj me farat e shalqirit për të rregulluar tensionin e gjakut.

Ja si mund të përgatisni një çaj me farat e shalqirit:

Përbërësit
40 g fara shalqiri
1 litër ujë
150 g shalqi (priteni në pjesë të vogla)

Përgatitja

Fillimisht vloni ujin. Ndërkohë që uji po zihet, bluani farat me një havan.
I shtoni ato tek uji dhe lini të zihen për gjysmë ore. I hiqni më pas nga zjarri dhe lëreni përzierjen të ftohet për gjysmë ore. Kullojeni lëngun dhe përzieni me shalqirin e shtypur.
Ruajeni përzierjen në frigorifer, është mirë në një shishe xhami.

Si duhet ta konsumoni?

Duhet ta konsumoni këtë çaj me temperaturën e ambientit. Filxhanin e parë e pini në mëngjes, me stomakun bosh, ndërsa filxhanët e tjerë i pini gjatë ditës, pas çdo vakti. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë derisa të arrini rezultatet që dëshironi.
Nuk duhet t’i hidhni sheqer çajit, por nëse doni pak më të ëmbël, mund t’i shtoni pak mjaltë.
Duhet të kujtoni gjithashtu që mos ta koloni sasinë e rekomanduar të farave të shalqirit (40 g).