Këshilla Shëndetësore

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm atëherë ju rritni prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat shkaktojnë thartirën, duke ju vënë kështu në rrezik më të madh të sëmundjeve kronike.

Nëse flini në bark apo në shpinë menjëherë pasi që keni ngrënë atëherë shkaktoni thartirë.

Mundohuni të flini në krahun e majtë, duke vendosur një jastëk në mes gjunjëve.

Lloji i rrobave që i veshni mund të ndikojë në fluksin e thartirës, sidomos nëse jeni në mbipeshë.

Rrobat e ngushta rrisin presionin në zonën abdominale, kështu që mundohuni të vishni rroba më të gjëra, në të cilat ndiheni rehat, shkruan 2lonline.

Përtypni plotësisht ushqimin para se ta kapërdini, pasi që ushqimi i përtypur plotësisht është më i lehtë për tu kapërdirë, duke zvogëluar kështu shfaqjen e thartirës.