Përfitimet e shumta nga shalqiri
Pothuajse të gjithë e pëlqejnë shalqirin, sidomos në ditët e nxehta të verës. Pavarësisht shijes, ai ka dhe shumë cilësi të mira, të cilat ndihmojnë shumë shëndetin e njeriut.
Shalqiri mban trupin të hidratuar dhe pastron të gjitha mbetjet toksike. Megjithatë, edhe lëvoret e tij na japin përfitime të shumta shëndetësore. Ato janë të pasura me vitamina A, C dhe B6, magnez, kalium dhe zink.
Për më tepër, është vërtetuar se 95% e vlerës ushqyese të shalqirit, gjendet në lëkurën e tij. Lëkura e shalqirit ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës, rregullon qarkullimin dhe trysninë e gjakut, është e mirë për sistemin urinar dhe parandalon kancerin. Lëkurën mund ta përdorni si përbërës shtesë në sallata ose gjellë të ndryshme./noa.al/