Aktualitete

Të gjitha organet e njeriut janë shumë të rëndësishme, për funsikonimim normal të organizmit, por në raste kur është e nevojshme, trupi mund t’ja dalë edhe pa disa prej tyre. Ja dhjetë organet, pa të cilat mund të jetohet:

Njëra nga mushkëritë

Mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.

Veshka

Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë jetesën me një veshkë.

Stomaku

Gastrektomia , kirurgjia për heqjen e stomakut, mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulçerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afatgjatë në tretje.

Fshikëza e tëmthit

E vendosur pak më poshtë se mëlçia, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrnave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesteroli i lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.

Zorrët

Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet, ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.

Sytë

Jeta mund të jetë e vështirë pa pa sytë, por është tërësisht e mundur. Testikujt Organet riprodhuese janë hequr disa herë, zakonisht për shkak të kancerit.

Apendisiti

Heqja e tij nuk shkakton ndonjë problem.

Shpretka

Shpretka qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë humbjen e shpretkës.

Pankreasi

Ky organ i vogël sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese./noa.al/