Këshilla Shëndetësore

Të gjithë dëshirojnë buzëqeshje të bukur dhe dhëmbë të bardhë. Por pavarësisht kujdesit që mund të tregojmë, duke i larë dhëmbët rregullisht, jo të gjithë e kemi bardhësinë që dëshirojmë.

Trajtimet estetike për zbardhim të dhëmbëve në klinika dentare janë të kushtueshme dhe jo çdokush mund t’ja lejejojë vetes diçka të tillë. Por, eksiztojnë edhe metoda natyrale, aspak të kushteueshme, të cilat janë shumë rezultative. Nëse dëshironi rezultate të shpejta provoni këtë mënyrë.

Pasi të hani banane, mos e hidhni në plehra lëkurën e saj. Fërkoni dhëmbët me të për disa minuta dhe më pas lajini me pastë si normalisht. Nëse e përsërisni disa herë këtë veprim, do të mahniteni sesa shumë do të zbardhen dhëmbët tuaj./noa.al/