Ushqehu shëndetshem

Uji me gaz është njësoj si uji natyral, vetëm se ai është i pasur me dioksid karboni. Disa njerëz e preferojnë ujin me gaz, por ka të tjerë, të cilët nuk e konsumojnë kurrë, sepse zgjedhin ujin natyral.

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se femrat, të cilat pijnë ujë me gaz, janë më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës, sesa ato që pijnë ujë natyral. Kjo bazohet në faktin se uji me gaz ka shumë më shumë minerale të shtuara se uji natyral, formula e të cilit është shumë e thjeshtë, transmeton noa.al.

Përsa i përket hidratimit, edhe uji me gaz edhe ai natyral kanë të njëjtin funksion, vetëm se uji me gaz ka si element shtesë dioksidin e karbonit. Ndërsa, sportistët, pas aktivitetit preferojnë të pijnë ujë pa gaz, për t’u hidratuar në masën e duhur.

Kjo ndodh për arsye se uji me gaz, duke pasur sasi shtesë mineralesh, shkakton ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe nevojitet të pihet një sasi më e vogël. Ndërkohë që sportistët kanë nevojë për sasi më të madhe uji pas lodhjes.