Lindja dhe paslindja

Nëse fëmija juaj shfaq disa nga simptomat e mëposhtme do të ishte e nevojshme që të konsultoheni me një profesionist të autizmit për vlerësimin e detajuar të fëmijës suaj:

1) A ka fëmija juaj gjuhë të vonuar apo “të çuditshme”?
Fëmijët me autizëm kanë vështirësi me të folurin dhe gjuhën . Disa kanë vonesa gjuhësore, disa të tjerë kanë shumë fjalë por i përdorin në mënyrë të çuditshme, apo e humbin kuptimin e tyre.

2) A janë aftësitë e lojës së fëmijës suaj të vonuara apo të pazakonta?
Fëmijët me autizëm angazhohen në mënyra të ndryshme me lodrat apo me të tjerët. Ata mund të rreshtojnë lodra në vend që të luajnë me to në mënyra të përshtatshme ose luajnë të njëjtat skena vazhdimisht. Ata kanë tendencë të qëndrojnë me veten e tyre ose i kërkojnë bashkëmoshatarëve të luajnë vetëm sipas mënyrës së tyre.

3) A ka fëmija juaj sjellje fizike të pazakonta apo reagime të tilla?
Individët me autizëm shpesh kanë sjellje të ndryshme fizike që i veçojnë ata nga individët e tjerë. Ata mund të rrotullohen, të përplasin krahët, apo të vetëstimulohen, shpesh si mënyra për të qetësuar veten. Ata mund të reagojnë tej mase ose të mos reagojnë fare kundrejt stimujve të ndryshëm ndjesorë. Po ashtu ata mund të shmangin kontaktin me sy.

4) A i ka fëmija juaj këto simptoma fizike?
Problemet e gjumit dhe vonesa në aftësitë motore globale dhe fine janë simptoma “zyrtare” të autizmit. Problemet gastrointestinale janë të pranishme vetëm në disa fëmijë me autizëm.

5) A ka fëmija juaj këto simptoma më pak të zakonshme të autizmit?
Disa individë me autizëm kanë tendencë të lexojnë, apo të identifikojnë zëra, ngjyra, shkronja apo numra në një moshë relativisht të hershme. Një përqindje shumë e vogël e individëve me autizëm kanë aftësi shumë të mira të memorizimit, llogaritjve etj.