Kush ha shegë ose pi lëngun e saj vetes ia zgjat jetën!
Kush ha shegë, ose pi lëngun e saj, organizmit i jep energji dhe vetes ia zgjat jetën. Një studim i fundit i publikuar në Revistën Nature Medicine tregon efektet e mrekullueshme të shegës në organizëm.
Shegët janë ndër frutat me më shumë vlera ushqyese dhe me më shumë efekt në trupin e njeriut.
Ato janë të pasura me antioksidantë, kanë aftësi të luftojnë një sërë sëmundjesh dhe ndihmojnë shumë muskujt, shkruan 2lonline.
Është testuar dhe vërtetuar se kur hamë shegë, ose kur konsumojmë lëngun e këtij fruti, trupi ynë prodhon lëndën e quajtur Urolitin A. Kjo lëndë i jep organizmit energji dhe ndikon në zgjatjen e jetës.
Testimet kanë treguar se shegët janë efektive edhe në sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, inflamacionet, kancerin e prostatës, etj.