Këshilla Shëndetësore

Studimet e fundit tregojnë se niveli i ulët i zinkut mund të prish tretjen, dhe të çojë në rezultate negative shëndetësore.

Zinku, një mineral natyral i cili gjendet në ushqim, konsiderohet jetik për shëndetin e një personi. E vërteta është se konsumimi i tepërt i zinkut mund të ketë rezultate si: probleme me zorrë, të vjella , dhe skuqje të lëkurës, shkruan llapinfo.

Hulumtimi i ri i publikuar në “British Journal of Nutrition”, sugjeron se edhe mangësia minimale ose afatshkurtër e zinkut mund të çojë në probleme të papërmirsueshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mangësia e zinkut ndikon në rreth një të tretën e popullsisë së botës, dhe është përgjegjëse për rreth 16% të infeksioneve të traktit respirator, 18% të rasteve të malaries dhe 10 % të sëmundjeve të diarresë.