Ushqehu shëndetshem

Një studim i fundit i publikuar në revistën Nature Medicine, tregon efektet e mrekullueshme të shegës në organizëm. Shegët janë ndër frutat me më shumë vlera ushqyese dhe me më shumë efekt në trupin e njeriut.

Ato janë të pasura me antioksidantë, kanë aftësi të luftojnë një sërë sëmundjesh dhe ndihmojnë shumë muskujt. Është testuar dhe vërtetuar se kur hamë shegë, ose kur konsumojmë lëngun e këtij fruti, trupi ynë prodhon lëndën e quajtur Urolitin A, shkruan noa.al.

Kjo lëndë i jep organizmit energji dhe ndikon në zgjatjen e jetës. Testimet kanë treguar se shegët janë efektive edhe në sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, inflamacionet, kancerin e prostatës etj.