Dush i ftohtë apo i ngrohtë? Përfitimet shëndetësore të të dy llojeve!
Dushi është pjesë thelbësore e rutinës sonë, por në varësi të kohës dhe temperaturave, disa preferojnë dush me ujë të ngrohtë dhe disa me ujë të ftohtë.
Por, ja cilat janë të mirat shëndetësore për të dy llojet e dushit.
Disave u pëlqen me ujë të ngrohtë:
• Dushi me ujë të ngrohtë lehtëson tensionin dhe zbut muskujt. Nëse keni shtypje të madhe të ujit, atëherë aq më mirë, sepse mund të lëshoni ujin mbi supe, qafe dhe shpinë dhe të ndjeni një lloj masazhimi të vogël natyral. Studimet kanë theksuar se dushi me uji të ngrohtë lehtëson ankthin dhe largon stresin. Një dush me ujë të ngrohtë, largon edhe simptomat e të të ftohurit.
Disave u pëlqen me ujë të ftohtë:
• Dushi me ujë të ftohtë, aq sa mund të jetë i durueshëm i bën shumë mirë trupit tonë. Përmison qarkullimin e gjakut dhe largon lodhjen. Dushi me ujë të ftohtë, është rekomanduar edhe për largimin e depresionit. Në anën tjetër, dushi me ujë të ftohtë është i mirë për flokët dhe lëkurën tuaj. Dushi me ujë të ftohtë mban lëkurën tuaj më të freskët./infokus./