Këshilla Shëndetësore

Sistemi i imunitetit përbëhet nga rrjeti kompleks i organeve, si shpretka, boshti kurrizor, bajamet dhe adenoidet (indet që gjendet në anën e pasme të fytit), sistemi limfatik dhe pjesët e trupit, siç janë lëkura, flokët dhe gjaku.

Ky sistem ju mbron nga bakteret, por fatkeqësisht ndonjëherë nuk e arrin këtë gjë dhe madje është kur sëmureni, transmeton Koha.net. Megjithatë, mund të intervenoni në atë proces që sistemi juaj i imunitetit të bëhet më i fortë dhe të ofrojë mbrojtje më të mirë nga sëmundjet.

Ndjenja konstante e lodhjes, mungesës së energjisë dhe ekspozimi ndaj stresit mund të jenë tregues të qartë që sistemi juaj i imunitetit ka nevojë për nxitje apo shtytje. Merrni kontrollin ndaj këtyre treguesve dhe thojuni lamtumirë sëmundjeve dhe sulmeve të viruseve.

Nëse merrni shtesa të vitaminave, ndoshta do të thoni që tashmë keni bërë mjaft për sistemin tuaj të imunitetit. Por shtesat e vitaminave janë vetëm një pjesë e procesit të ripërtëritjes së sistemit të imunitetit. Mendoni për ndryshimet në vazhdim të stilit tuaj të jetesës për të forcuar sistemin tuaj të imunitetit dhe për të mbetur të shëndetshëm, transmeton llapinfo.

Mësoni të relaksoheni
Pjesë e procesit të forcimit të imunitetit është të mësuarit që të relaksoheni. Stresi mund të reduktojë nivelin e antitrupave, proteinave të caktuara që kanë për detyrë të shkatërrojnë trupat e huaj. Mund të mësoni se si të relaksoheni me ndihmën e meditimit. Meditimi është proces i zbrazjes së mendimeve dhe koncentrimit në frymëmarrje të thellë. Kjo do të rrisë futjen e oksigjenit dhe do të çlirojë tensionet nga tërë trupi. Do t’ju ndihmojë që të reduktoni stresin.

Flini
Mënyrë tjetër për forcimin e imunitetit është gjumi. E rëndësishme është që të merrni sasinë e nevojshme të gjumit, dhe kjo është 6 deri 8 orë çdo natë. Duheni të mbani mend që këto orë janë të rëndësishme që ju të jeni efikas.

Fjetja i jep mundësi sistemit të imunitetit që të rigjenerohet. Trupat tanë kalojnë përmes proceseve të caktuara gjatë gjumit, nga riparimi dhe ripërtëritja deri te grumbullimi i energjisë.

Ndaleni duhanin
Nëse jeni duhanpirës, mendoni se sa ju nevojitet kjo në jetë. Sipas hulumtimeve, pirja e duhanit jo vetëm që mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por po ashtu mund të shkaktojë edhe menopauzë të hershme te femrat.

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun nga infeksionet, ndërsa duhanpirëseve gripi shpesh u kalon në bronkit.

Hani më shëndetshëm dhe ushtroni
Kujdesuni që ngadalë të integroni ushqimin e shëndetshëm në menynë tuaj. Ushqimi i shpejtë nuk do të shkaktojë edhe aq shumë dëme, por tentoni të reduktoni konsumimin e ushqimit të shpejtë dhe të yndyrshëm. Tentoni të pini së paku tetë gota ujë në ditë dhe të largoheni nga pijet e gazuara, transmeton Koha.net. Disa ushtrime trupore le të bëhen pjesë përbërëse e rutinës suaj ditore. Kjo nuk do të thotë që do të duheni të filloni të vraponi maratonën, por të paktën tentoni të shëtisni 30 minuta në ditë. Nëse koha juaj është e kufizuar, tentoni të paktën katër deri pesë herë në javë.

Mos i harroni hobit
Gjeni kohë për hobi, siç është puna në kopsht, leximi apo shëtitja. Po ashtu ide e mirë është të bëheni me një kafshë shtëpiake nëse tashmë nuk e keni një. Hulumtimet tregojnë që ekziston lidhje direkte në mes kafshëve shtëpiake dhe lirimit të stresit.

Nëse keni vendosmëri që të jeni më të shëndetshëm, bëni diçka për këtë! Veprat flasin më shumë se fjalët, ndërsa nuk keni çka të humbni, përveç viruseve apo sëmundjeve të mundshme.