Këshilla Shëndetësore

Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë se sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbuese.

Gjetjet sugjerojnë se era e trupit tonë ndikon në shanset për t’u sulmuar nga mushkonjat. Njerëzit të cilët nuk pickohen nga mushkonjat u bë e ditur se prodhojnë një ilaç natyral kundër insekteve, në mënyrë që të jenë të sigurt ndaj tyre.

Sipas një studimi më të fundit rezulton se binjakët identik ishin më të ngjashëm në aktivitetin e tyre me mushkonjat, se sa të tjerët. Përderisa binjakët identik ndajnë gjenet e njëjta dhe binjakët jo-identik jo, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulojnë se mushkonjat dëbohen gjenetikisht, shkruan llapinfo.

Mushkonjat femra janë më të njohura për të shfaqur një preferencë të çuditshme për njerëzit e caktuar kur kërkojnë gjak. Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave se sa ato të cilat nuk janë shtatzënë, shkruan albeu. Dhe njerëzit më të trashë janë gjithashtu më tërheqës për mushkonjat se ata më të dobët. Studimet gjithashtu tregojnë se ngrënia e hudhrës dhe pirja e birrës i mbanë mushkonjat larg.