Ushqehu shëndetshem

Edhe përkundër erës së pakëndshme, duhet të dini se qepa e kuqe është jashtëzakonisht e shëndetshme, e sidomos për zemrat tona, si dhe tërë sistemin kardiovaskular, transmeton Femina.al.

Është vërtetuar se përbërësit e saj sulfurik mund ta zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, dhe i forcojnë membranat qelizore të qelizave të kuqe të gjakut. Për shkak të këtyre karakteristikave qepa ndihmon në parandalimin e sulmit në zemër.

Studimet kanë treguar se qepa e përmirëson edhe dendësinë e eshtrave, dhe për këtë arsye është e rekomanduar për gratë në menopauzë që kanë problem me humbjen e densitetit të kockave. Përveç kësaj, ajo redukton rrezikun e frakturave.

Qepa ka veprim anti-inflamator. Molekulat sulfurike përmirësojnë aktivitetin e qelizave të të bardha të gjakut që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Qepa përmban antioksidantë që parandalojnë oksidimin e acideve yndyrore në trup, dhe kështu e mbajnë inflamacionin në kontroll.

Studimet kanë treguar se qepa e ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, madje edhe kur e konsumojmë në sasi të vogla.

Ajo na ndihmon në disa mënyra të tjera të ndryshme, ndërsa disa prej tyre janë:

Përmirëson ekuilibrin e sheqerit në gjak;

Parandalon infeksionet bakteriale;

Përmban vitaminë C, A dhe E, të cilat janë antioksidantë të mëdhenj.