6 këshilla për të parandaluar tumorin e gjirit
Sipas studimeve të fundit italiane, këto janë këshillat e nevojshme për parandalimin e tumorit të gjirit:
1. Një dietë e balancuar ushqimore dhe ruajtja e një peshe normale.
2. Sa më pak të konsumoni yndyra shtazore dhe kujdes me sheqernat.
3. Aktiviteti fizik, edhe ato të lehtat, sikurse shëtitjet në ajër të pastër, shkruan ikub.al.
4. Ekzaminime të gjirit që nga mosha 40 vjeçare.
5. Kujdes me dallimin mes trashëgimisë dhe familjaritetit në rastin e tumoreve të gjirit. Me familjaritet nënkuptohet prezenca e dy apo më shumë rasteve të kësaj sëmundjeje në familje, ndërsa trashëgimia nënkupton kalimin e atyre gjeneve që janë përgjegjës për lindjen e kësaj sëmundjeje. Në këtë rast, mundësia për tu prekur nga kjo sëmundje shkon nga 70-80%. Nëse provohet prania e këtyre gjeneve mutagene, gratë do të duhet që t’i nënshtrohen një ekzaminimi periodik më të thelluar.
6. Autopalpacioni. Konsiston në prekjen me dorë të gjirit në mënyrë periodike ndërmjet dy ekzaminimeve të posaçme me aparaturë të specializuar.