Zbardhni dhëmbët pa dentist, ja disa mënyra natyrale
Dhëmbët e fortë dhe të bardha janë elementë kryesorë të çdo buzëqeshje të shkëlqyeshme. Por, e gjithë ajo që hamë ndikon keq në pamjen e tyre. Prandaj ekzistojnë prodhime që gjenden në shtëpinë tuaj dhe mund t’ju ndihmojnë në zbardhimin e dhëmbëve.
Limoni dhe portokalli
Frutat si portokalli dhe limoni përmbajnë acid që ndihmojnë në ndriçimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Lëngun e limonit mund ta kombinoni edhe me kripë dhe me këtë përbërje do t’i lani dhëmbët disa minuta. Por, me kujdes, këtë procedurë përsëriteni vetëm një deri dy herë në muaj, sepse larja e shpeshtë mund ta dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.
Sodë bikarbon
Edhe për sodën vlen e njëjta gjë. Me të vërtetë ndihmon në zbardhjen, por nuk duhet të teprohet me përdorimin e saj për shkak të ruajtjes së dhëmbëve dhe zmaltit.
Molla dhe karrota
Edhe molla edhe karrotat janë të pasura me vitamina C të cilat ndihmojnë në luftën me infeksionet e mishit të dhëmbëve. Përveç mishit të shëndoshë, karrota dhe molla në masë të madhe zvogëlojnë gurin e dhëmbëve për shkak se janë të forta dhe më të vështira për të përtypur, ndërsa mund t’i blini në çdo stinë, sepse gjenden gjithë vitin.
Prodhimet e qumështit
Acidi i qumështit që e përmbajnë këto prodhime ndihmojnë në luftën me sëmundjet e mishit të dhëmbëve, por edhe gjatë zbardhjes së dhëmbëve. Nga ana tjetër, vitamina D, që e përmbajnë ato, forcon dhëmbët dhe kockat e gojës.
Luleshtrydhe
Luleshtrydhet përmbajnë enzimën e quajtur malik, që gjendet në përbërjen edhe të disa pastave për zbardhje të dhëmbëve. Është shumë e lehtë, zbardhja kryhet me fërkim të luleshtrydheve në dhëmbë dhe mish. Përveç dhëmbëve të zbardhura, qimet e luleshtrydhes do t’ju ndihmojnë edhe për largimin e baktereve nga dhëmbët dhe goja, shkruan noa.al