Mos e ndalni teshtimën, është shumë e rrezikshme
Teshtima është mënyra që trupi ynë ka, për të nxjerrë nga hunda bakteret dhe viruset. Por, nëse tentojmë të ndalim teshtimën, kjo mund të na shkaktojë probleme serioze në shumë organe të tjera, madje mund të rezultojë edhe vdekjeprurëse.
Mejku njujorkez Erich Vogt thotë se ndalja e teshtimës mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. “Ky është një refleks i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit, kështu që mund të plasin kapilarët në sy”, – shpjegon mjeku.
Ndalja e teshtimës mund të ndikojë edhe në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të rënda, transmeton noa.al