Kosi le të jetë përherë pjesë e sofrës suaj
Konsumimi i rregullt i kosit në dietën tuaj ditore, ka një sërë përfitimesh në shëndet. Ul rrezikun e kancerit të gjirit, sepse përbërësit që gjenden tek kosi rrisin përqëndrimin e baktereve të dobishme në gji.
Eliminon erën e keqe të gojës, duke luftuar bakteret që e shkaktojnë atë. Ndihmon sistemin e tretjes, duke nxitur prodhimin e baktereve të dobishme, siç është përmendur më lart, transmeton 2lonline.
Konsumimi i kosit ndihmon njerëzit që të kenë presion normal të gjakut dhe mban në sasi normale nivelet e kolesterolit. Kosi nuk ju lejon të shtoni peshë.