Ushqehu shëndetshem

Limonët me gjethe bari gjenden kryesisht në Azi dhe Afrikë, si dhe përdoren si aromatizues të shumë parfumeve. Sidoqoftë, më e rëndësishmja është se ata kanë veti të shëndetshme mjekësore.

Tradicionalisht, limonët me gjethe bari përdoren si çaj herbal dhe rekomandohen nga ekspertët e mjekësisë tradicionale për trajtimin e shumë sëmundjeve.

Hulumtimet moderne kanë treguar për përfitimet e rëndësishme shëndetësore që mund t’i ketë çaji i limonëve me gjethe bari.

Gjumë më të mirë

Një gotë çaj të këtij limoni ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit, pasi që ky çaj ka efekte të mira qetësuese.

E pastron trupin

Ky çaj ndihmon në heqjen e toksinave të padëshirueshme dhe të dëmshme nga trupit. Veç kësaj, çaji e pastron mëlçinë, veshkat, pankreasin etj.

Ndihmon në tretjen e ushqimit

Limoni me gjethe bari ndihmon në promovimin e tretjes së shëndetshme të ushqimit, pasi që përmban përbërës antiseptik që i vrasin parazitet dhe bakteret në traktin tretës.

Kjo gjithashtu ndihmon në trajtimin e problemeve tjera si kapsllëku, diarrenë, spazmat e stomakut etj.

Lëkurë më e shëndetshme

Këta limonë janë të pasur me vitaminë C dhe rrjedhimisht problemet e lëkurës trajtohen më lehtë./2lonline/