Këshilla për fëmijët

Fëmijët janë më delikatët gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për këtë arsye, nënat e tyre duhet të tregojnë shumë kujdes, që t’i mbrojnë nga temperaturat e larta. Mjekët pediatër këshillojnë që t’i nxirrni fëmiëjt për të marrë ajër, herët në mëngjes dhe në mbrëmje kur bën freskët.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të kontrolloni temperaturën e fëmijës suaj, disa herë gjatë ditës, sepse mund të ketë luhatje. Fëmijët duhen nxitur që të pijnë sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera të freskëta. Duhet t’i ushqeni fëmijët me fruta e perime që i ndihmojnë të hidratohen, si shalqiri, kastraveci etj.

Nëse vëreni që fëmija juaj ka lëkurë të thatë ose është i plogësht, mos hezitoni të shkoni te mjeku. Mjekët theksojnë faktin që fëmijët nuk duhen lënë asnjëherë vetëm në makinë, apo ambiente të tjera të mbyllura./noa.al/