Aktualitete

Efektet e temperaturave të larta në shëndetin e njeriut janë të shpeshta gjatë muajve të verës. Këto efekte varen nga:
-Koha e ekspozimit
-Shpeshtësia e ekspozimit
-Intensitetit i ekspozimi

Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e të gjithë njerëzve, por ekzistojnë disa kategori të njerëzve të cilët janë më të ndejshëm si:

-Foshnjat dhe fëmijët
-Të moshuarit
-Individët me sëmundje kronike si:
-Shtypja e lartë e gjakut
-Sëmundjet e zemrës
-Sëmundjet e mushkërive
-Sëmundja e sheqerit
-Pamjaftueshmëria e veshkave
-Sëmundjet psikiatrike.
-Personat që punojnë në vendet me temperaturë te lartë (fabrika), ose në ambiente të hapura (ndërtimtarët,bujqit)
-Personat që bëjnë aktivitete të rënda fizike
-Njerëzit që jetojnë në katet e sipërme teë banesave
-Grupet e popullatës me kushte socio-ekonomike të vështira dhe individë të pastrehë.

Ekzistojnë disa rregulla që ndihmojnë për t’i redukuar efektet negative të temperaturave të larta.
-Evitimi i daljeve nga shtëpia në oraret prej 11:00 deri 17:00,
-Veshja adekuate nga pambuku,me ngjyrë të çelët, si ne shtëpi ashtu edhe kur dilet nga shtëpia
-Kur dilet nga shtëpia të mbahet kapele, syze dhe të përdoret ombrella.
-Shtëpia të mbahet e freskët, dritaret të mbahen të hapura në mëngjes dhe mbrëmje kurse gjatë ditës të mbahen të mbyllura (me rolete)
-Temperatura e dhomës duhet të jetë 25-27C. Temperatura nuk guxon të jetë më e ulët se 5-7C se sa temperatura ne ambientin e jashtëm.
-Freskoheni herë pas here me ujë të freskët, në formë dushi ose vendosjen e pecetave të freskëta në qafë, ballë ose krah.
-Të merren lëngje në sasi të mjaftueshme së paku 2-3 litra në ditë
-Të mos përdoren pije alkoolike, lëngje me sheqer dhe kofein,
-Të konsumohen shujta të lehta me përmbajtje të lartë të ujit si zarzavatet fruta (sidomos shalqiri).
-Zvogëlimi në minimum i aktiviteteve fizike në periudhën e nxehtë të ditës 11:00-17:00.
-Duhet treguar kujdes ndaj fëmijve, të moshuarve, të sëmurëve dhe personave të vetmuar./2lonline/