Receta ushqimi

Brokoli përmban një sasi lartë sulforafane, një përbërës që shpesh gjendet tek perime që kanë veti të forta kundër kancerit. Sot njerëzit janë në rrezik të lartë për t’u përballur me kancerin, veçanërisht atë të prostatës ose zorrës së trashë, për shkak të kequshqyerjes. Prandaj është e domosdoshme të rrisni konsumin e brokolit në gatimet tuaja. Por çështja nuk është vetëm çfarë hani, por si e hani.

Kjo recetë dhe metodë për gatimin e brokolit, do të ndikojë menjëherë në shëndetin tuaj. Në rast se e zieni apo fusni bokolin në mikrovalë, ju do të humbisni pjesën më të madhe të vlerave shëndetësore që ofron brokoli. Qëllimi është që ta gatuani brokolin në mënyrë të tillë që të ruani të gjitha enzimat dhe vlerat ushqyese të tij.

Zakonisht, kur bëni supë me brokoli, ju e zieni duke i shkatërruar vlerat ushqyese. Këtë herë veproni ndryshe. Gatuajeni bokolin në avull për 3-5 minuta dhe lëreni mënjanë, për ta përdorur në fund. Ja sesi të veproni:

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

1 qepë të mesme, e copëtuar imët

2 shkopinj selino të mesme, të copëtuara imët

2 patate të mesme, të qëruara dhe kubike

700 g brokoli të freskët, që duhen lënë mënjanë pasi gatuhen në avull

600 ml lëng pule

230 ml qumësht bajame

Kripë dhe piper të zi

Pak djathë të bardhë, sipas dëshirës

Përgatitja:

Nxeheni vajin në një tigan të madh, në temperaturë mesatare. Hidhni qepën dhe selinon dhe gatuajini për katër minuta, derisa të zbuten. Shtoni patatet dhe brokolin, gatuajini për dy minuta të tjera. Hidhni më pas lëngun e pulës dhe qumështin e bajames, derisa të marrë valë. Shtoni kripë dhe piper për shije. Uleni nxehtësinë e pllakës, vendosini një kapak dhe lërini përbërësit të ziejnë për rreth njëzet minuta. Pas kësaj, bëjeni pure në një mikser dhe konsumoheni të ngrohtë. Nëse dëshironi, mund të shtoni pak djathë mbi pjatë dhe brokolin që e kishim ndarë më vete në fillim./dritare.net