Ushqehu shëndetshem

Pija e ngrohtë nga pemët e kuqe do t’i përmbushë nevojat e organizmit për vitamina, minerale, fibra bimore dhe antioksidantë, si dhe reduktojnë rrezikun nga ftohja dhe shpejtojnë shërimin.

Për të pasur imunitet të fortë dhe shmangur ftohjet që na përcjellin gjatë periudhës dimërore, është e domosdoshme që në organizëm të konsumoni shumë vitamina, minerale, fibra bimore dhe antioksidantë, transmeton Koha.net. Kjo pije e ngrohtë nga pemët e kuqe do të përmbushë ato nevoja, si dhe do të reduktojë rrezikun nga ftohja dhe do të shpejtojë shërimin, transmeton llapinfo.

Nevojiten: 500 gramë të pemëve të kuqe të ngrira, lëng nga një gjysmë limoni, gjysmë filxhani sheqer në pluhur, një filxhan ujë i vluar.

Përgatitja: Pemët, lëngun e limonit dhe sheqerin vëni në enën rezistente në temperatura të larta, shtoni ujin që vlon dhe përzieni derisa sheqeri nuk shkrihet. Lëngun derdheni në shishe të sterilizuar, mbylleni dhe ruani në frigorifer. Para se ta shërbeni sipas dëshirës hollojeni me ujë të ftohë apo të ngrohtë.