Ja pse duhet të tregoni kujdes me sapunin
Është më mirë që të përdorni sapun të ngurtë apo të lëngshëm? Shpesh herë mund t’ju ketë kaluar kjo pikëpyetje në mendje, por një studim i revistës “Discover Magazine”, tregon se sapuni i ngurtë ka disa disavantazhe në përdorim.
Kështu është zbuluar se sa më shumë përdoret sapuni i ngurtë, aq më shumë do rriten mundësitë e sulmit nga mikrobet. Kjo ndodh për shkak të funksionit që ka sapuni. Kur fusim duart për t’i larë në ujë bashkë me sapunin, ai thith të gjitha mikrobet e duarve tona.
Uji që mbetet në sipërfaqen e sapunit, nuk mund t’i largojë të gjitha mikrobe dhe baktere mbesin në sapun. Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Britani, rekomandon përdorimin e sapunit të lëngshëm, pasi në këtë mënyrë nuk do të krijohet kontakt i drejtpërdrejtë i duarve me ujin dhe sapunin, transmeton noa.al
Ndërsa për teorinë nëse duhet t’i miksojmë të dy llojet e sapunëve bashkë, kjo qendër arsyeton se: ”Nuk mendojmë se ka ndonjë arsye për t’i përdorur të dyja në të njëjtën kohë”.