Studime dhe Hulumtime

Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar “thembrën e Akilit” përsa i përket kancerit të gjirit, i cili është lloji më i përhapur i kancerit tek femrat.

Deri tani, trajtimet e kësaj sëmundjeje, nuk e vrasin tërësisht masën e tumorit, por e vendosin në qetësi atë dhe ajo mund të riaktivizohet pas disa vitesh, duke rrezikuar seriozisht jetën e personit të sëmurë.

Studiuesit thonë se kanë identifikuar një qelizë të quajtur HER2, e cila është e pranishme në të gjitha zonat e trupit të njeriut, por kur ajo është në sasi të mëdha favorizon zhvillimin e tumoreve. Kështu, shkencëtarët mendojnë se duke mbajtur nën kontroll këtë qelizë, do të mund të vrasin përgjithmonë kancerin e gjirit, në mënyrë që ai të mos rishfaqet pasi është kuruar. Deri tani, ata kanë kryer eksperimente me kavje dhe kanë rezultuar të suksesshme./noa.al/