Ushqehu shëndetshem

Një studim i fundit i kryer në Britani ka hedhur poshtë mitet se konsumimi i shpeshtë i kafes është i dëmshëm për shëndetin dhe rrit rrezikun e kancerit.

Të dhënat e fundit tregojnë se kafja është një “aleate” shumë e mirë ë mëlçisë, duke parandaluar një sërë sëmundjesh të këtij organi. Efekti i saj është jo vetëm parandalues, por kafja gjithashtu ndihmon personat që vuajnë nga mëlçia, pasi ngadalëson përparimin e sëmundjes.

Profesori Graeme Alexander, i cili mori pjesë në këtë studim u shpreh i kënaqur për zbulimet që bënë. “Më në fund gjetëm një mënyrë për të mbrojtur mëlçinë”, – thotë ai. Ekspertët këshillojnë që sasia e kafes së konsumuar në një ditë të mos i kalojë 400 miligramë, për të pasur rezultatet e duhura në shëndet./noa.al/