Këshilla Shëndetësore

Nëse më në fund keni vendosur të ndjeni të mirat e një jete pa cigare dhe taketukeve të plota, sigurisht ju intereson se çka ndodhë në trupin tuaj, i cili po përpiqet të përshtatet me rrethanat e reja.

Nëse më në fund keni vendosur të ndjeni të mirat e një jete pa cigare dhe taketukeve të plota, sigurisht ju intereson se çka ndodhë në trupin tuaj, i cili po përpiqet të përshtatet me rrethanat e reja.

Ja se çka ndodhë në organizëm pas ndalimit të pirjes së duhanit:

20 MINUTA – tensioni i gjakut dhe të rrahurit e zemrës (pulsi) ulen në vlera normale kurse temperatura e duarve dhe këmbëve rritet në vlera normale

GJATË 8 ORËVE – nikotina e mbetur në gjak bie në 6,25% të vlerave normale ditore më të larta që shkakton një rënie prej 93,25%

GJATË 12 ORËVE – ulet niveli i monoksidit të karbonit kurse rritet niveli i oksigjenit në nivel normal në gjak

GJATË 24 ORËVE – ankthi arrinë kulmin, kurse brënda dy javëve do të kthehet në nivelin para heqjes dorë nga pirja e duhanit. Zvogëlohet rreziku i një sulmi të papritur të zemrës.

GJATË 48 ORËVE – mbaresat e fibrave nervore fillojnë të rigjenerohen dhe përmirësohen edhe shqisa e të nuhaturit edhe e shijes. Zemërimi dhe shqetësimi për shkak të ndërprerjes së pirjes së duhanit arrijnë kulmin.

2 DERI NË 3 JAVË – përmirësohet qarkullimi, shëtitjet janë më të këndshme dhe më të lehta, madje edhe funksioni i mushkërive përmirësohet për 30%.

9 MUAJ – energjia e përgjithshme përmirësohet, kurse simptomat si kollitja, lodhja, kongjestioni (nxënia) i hundës dhe mbetja pa frymë zhduken. Zvogëlohet sekretimi i mukozës, pastrohen rrugët e frymëmarrjes dhe zvogëlohet mundësia e infektimit.

NJË VITI – rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është përgjysmuar në krahasim me dikë i cili ende pi duhan.

5 VJET – probabiliteti për të vdekur nga kanceri i mushkërive është reduktuar për 50%.

10 VJET – probabiliteti për të vdekur nga kanceri i mushkërive është i njëjtë sikur te jo-duhanpirësit, qelizat prekanceroze janë zëvendësuar me atë normale, zvogëlohet rreziku i sulmit në tru, si dhe rreziku nga kanceri i gojës, fytit, ezofagut, stomakut, veshkave dhe pankreasit.

15 VJET – rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës tani është i njëjtë si te personi i cili kurrë nuk ka pirë duhan./ferma.net/